Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nuk do të marrë ndonjë masë disiplinore ndaj drejtorit të Emergjencave, Bedrija Ejupagiq, pas aktakuzës së Prokurorisë Themelore që e akuzon atë për kryerjen e veprave penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosevitimit të rrezikut, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë çështje do të pritet vendimi i plotfuqishëm i gjyqësorit. Përderisa aktivistë të shoqërisë civile kanë vlerësuar se akti i Prokurorisë mban përgjegjëse Komunën për vdekjen tragjike të trevjeçares, Xheneta Gashi, nga ana tjetër vet Ejupagiq ka theksuar se gjykata është instanca që duhet ta thotë fjalën e fundit rreth kësaj çështjeje dhe të vendosë drejtësinë në vend.
(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni