Komuna e Rahovecit në bashkëpunim më Organizatën Joqeveritare Syri i Vizionit në Pejë në kuadër të projektit “Qytetari Aktive” kanë bër sot promovimin e sportelit ndihmës për qytetarët, sportel i cili ndodhët në Administratën Komunale të Komunës së Rahovecit.
Në ceremoninë e promovimit të sportelit ndihmës për qytetarë, të pranishëm ishin zyrtarë komunal dhe kryetar të këshillave të lagjeve dhe fshatrave të komunës së Rahovecit.
Sipas njoftimit për media, qëllimi i këtij takimi është promovimi i sportelit ndihmës për qytetar i cili ndodhet në Administratën Komunale të Komunës së Rahovecit dhe që është iniciuar në kuadër të projektit për zhvillimin e Qytetarisë Aktive në Kosovë.
“Me anë të këtij sporteli qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë çështje dhe nevoja të ndryshme përmes formës zyrtare tek institucioni përgjegjës duke ndikuar kështu edhe në rritjen e transparencës e llogaridhënies ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Komuna thotë se qytetarët e interesuar për më shumë të dhëna mund të informohen përmes fletëpalosjes e cila është përgatitur, e ku qytetarët mund të gjejnë të gjitha informatat e duhura lidhur me sportel ndihmës për qytetarë.
“Nga java e kaluar komuna e Rahovecit ka publikuar numrin e telefonit 0800 11 007 pa pagesë, ku qytetarët e interesuar mund të adresojnë shqetësimet, ankesat, pyetje apo edhe kërkesë për informatë tek zyrtarët komunal”, thuhet në njoftim.
-
Rahoveci fton qytetarët t’i raportojnë dëmet nga vërshimet, afati deri më 14 janar
-
Kransiqi: Me Edon Canën, Rahoveci ecën përpara
-
Super Viva dhuron 30 printerë për shkollat e komunës së Rahovecit
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi me aftësi të kufizuara
-
Latifi: Rahoveci s’është nën “radarin” e mbështetjes nga Qeveria