Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Bora që ra mbrëmë ka bërë që mëngjesi në kryeqytet të çelë me ngrica.

Komuna e Prishtinës thotë se qysh mbrëmë ka filluar me trajtimin e rrugëve, porse temperaturat e ulëta në mëngjes kanë bërë që as kripa të mos ndikojë më.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një përgjigje për KosovaPress, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike thonë se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.

“Trajtimi i rrugëve ka filluar mbrëmë. Mirëpo në mëngjes kemi pasur ulje të temperaturës (nën -5 gradë Celsius) e në raste të tilla nuk ndikon as kripa më. Megjithatë, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trajtimi i tyre po vazhdon nga ekipet tona”, thuhet në përgjigjen me shkrim./ksp