Kundërmimi dhe papastërtitë në këtë kolektor vazhdojnë të jenë problem për banorët e lagjes Kalabria në Prishtinë.
Komuna kishte thënë javë më parë se intervenimi këtu është shtyrë për shkak të procesit të shpronësimit, megjithatë punimet mund të vazhdojnë në pjesët ku nuk ka probleme pronësore.
Kanë kaluar një muaj e gjysmë që kur Komuna e Prishtinës ka premtuar intervenim në këtë pjesë, por ende nuk është ndërmarrë asgjë dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë, raporton KTV.
Vendi shërben si mbledhës i ujërave të zeza, ndërsa ura është gati e pakalueshme nga dëmtimet.
Banorët thonë se ky problem po ua vështirëson jetesën nëpër shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu shprehen të shqetësuar për problemet shëndetësore qe mund të sjellë kjo gjendje.
Edhe
PDK-ja kritikon Komunën e Prishtinës për mosvendosjen e kolektorit në “Kalabri”
Pse nuk janë vazhduar punimet në këtë pjesë të kryeqytetit, komuna nuk ka dhënë përgjigje për KTV.
Sipas banorëve të kësaj lagjeje, kjo pjesë e qytetit të Prishtinës është harruar nga Komuna.
-
Gjendja në lagjen “Kalabria” me punimet në një kolektor që s’kanë përfunduar tash e sa kohë
-
Banorëve në Kalabri të Prishtinës po u pamundësohet qëndrimi normal në lagje për shkak të kanalizimit
-
Vazhdon kundërmimi nga ujërat e zeza në Prishtinë për shkak të kanalizimeve të hapura
-
Banorët e Kalabrisë ende në hall nga kundërmimi, komuna ia hedh fajin kompanive