Kolonat e automjeteve në lagjen “Kalabria’’ të Prishtinës janë të shpeshta, si pasojë e dëmtimit të rrugës kryesore në këtë lagje.
Përveç dëmtimit të rrugës, banorëve problem po u shkakton edhe kundërmimi që vjen nga kanalizimi i hapur, raporton KTV.
Ata theksojnë se gjendja në lagje është e mjerueshme, derisa shtojnë se pushteti lokal po tregon papërgjegjësi me mosrregullimin e këtij problemi.
Banorë të tjerë thonë se për shkak të këtij kundërmimi mendojnë edhe largimin nga kjo lagje, derisa edhe rruga e dëmtuar dhe frekuentimi i shpeshtë i makinave u shkakton telashe.
Për rregullimin e këtij problemi, Komuna kishte nënshkruar kontratë për ndërtimin e një kolektori në vitin 2017, me punimet që pritej të përfundonin në afat prej 180 ditëve.
Mirëpo, edhe dy vjet pas nënshkrimit të kontratës, gjendja në “Kalabri’’ mbetet e pandryshuar.
Edhe
Banorëve në Kalabri të Prishtinës po u pamundësohet qëndrimi normal në lagje për shkak të kanalizimit
Në një përgjigje përmes telefonit, zyrtarë komunalë kanë thënë se pjesa në të cilën kanë filluar punimet është pronë private dhe se janë duke u sqaruar me pronarët e tokës.
Mirëpo, nuk kanë dhënë sqarime të mëtutjeshme se kur pritet të rifillojnë punimet në këtë lagje.
-
Vonesa në përfundimin e kolektorit në “Kalabri”, qytetarët në hall
-
Gjendja në lagjen “Kalabria” me punimet në një kolektor që s’kanë përfunduar tash e sa kohë
-
Vazhdon kundërmimi nga ujërat e zeza në Prishtinë për shkak të kanalizimeve të hapura
-
Komuna e Prishtinës s’lëviz për të zgjidhur hallin e banorëve të Kalabrisë me kolektorin