Ndërtimi i kolektorit në lumin Prishtina përfundoi, por njëjtë nuk ka ndodhur edhe me kolektorin në lumin e Matiçanit.
Ndërtimin e këtij kolektori, Komuna e Prishtinës e kishte nisur në marsin e 2017-s mirëpo, edhe përkundër njoftimit se ndërtimi i tij në këtë pjesë do të përfundonte në një afat prej 180 ditësh, puna këtu nuk ka përfunduar ende.
Vigan Aliu thotë se zvarritja e ndërtimit të këtij kolektori vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen, edhe ashtu të rënduar, në lagjen Kalabria, raporton KTV.
Shumë prej banorëve kanë ankesa të ndryshme, derisa përgjegjësinë ia faturojnë komunës, si fajtore kryesore për moszgjidhjen e telasheve të tyre.
Ata thonë se nga kjo gjendje, më së shumti mund të pësojnë fëmijët si dhe të moshuarit derisa, sipas tyre, ekziston edhe rreziku i ndonjë epidemie.
Edhe
Vonesa në përfundimin e kolektorit në “Kalabri”, qytetarët në hall
Për moszgjidhjen e këtij problemi, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, përmes telefonit, ka thënë se, për momentin, komuna është duke u përballur me probleme të theksuara pronësoro-juridike me pronarët e kësaj parcele.
Pacolli, tutje, shtoi se deri në përfundimin e planit rregullues për këtë pjesë të Prishtinës, gjendja në lagjen Kalabria do të mbetet e njëjtë.
-
Banorëve në Kalabri të Prishtinës po u pamundësohet qëndrimi normal në lagje për shkak të kanalizimit
-
Pacolli: Prishtina bëri shkelje ligjore me menaxhimin e deponisë në Matiçan
-
Banorët kërkojnë nga MMPHI të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues për “Kalabrinë”
-
Sot një pjesë e lagjes “Kalabria” në kryeqytet mbetet pa ujë shkaku i punimeve