Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar aplikimi i shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhë”.
Këto shenjëzime tashmë ndodhen në rrugën “Agim Ramadani”, e cila të hënën hapet për qarkullim, sipas Ramës.

Në njoftimin e lëshuar nga Rama në Facebook me detaje rreth këtij rregulli, thuhet se shkelja e tij pason me gjobë prej 80 eurosh.
“Të gjithë shoferët janë të obliguar që të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka thënë ai.
Tash e dy ditë rruga “Agim Ramadani” ka qenë e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve.
VIDEO:
-
Eksperti i komunikacionit për “Kutinë e Verdhë”: S’ka mbulesë ligjore
-
Kritikohet propozimi për taksë 1 euro për hyrje në Prishtinë
-
Pa leje të IKMM-së, Komuna e Prishtinës synon të nisë punimet për tunelin “Agim Ramadani”
-
Rama akuzon Qeverinë se po pengon projektet madhore për kryeqytetin
-
Dyshimet për legalizime të kundërligjshme, Rama paralajmëron masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin