Besianë Musmurati, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se shumë shpejt do të ketë meny të re të ushqimit për fëmijët nëpër çerdhet publike të kryeqytetit dhe ushqimi do të jetë me sasi të mjaftueshme.
Kohëve të fundit ka pasur shumë ankesa nga prindërit se në çerdhet publike është ulur sasia e ushqimit. Madje, sipas tyre, një banane po ndahet mes tre fëmijëve.
Por Musmurati në emisionin “038” të KTV-së të premten ka thënë se nuk e ka pranuar zyrtarisht një ankesë të tillë. Megjithatë, ka premtuar se janë duke u mundur ta përmirësojnë menynë dhe të ketë ushqim me sasi të mjaftueshme.
Tutje, drejtoresha e Arsimit ka thënë se me Ndërmarrjen Publike Banesore do ta nënshkruajnë një kontratë për projektin “mjeshtrin e shkollës”. Sipas saj, NPB-ja do ta krijojë një ekip mobil me profesione të ndryshme dhe cila shkollë në Prishtinë do të ketë ndonjë defekt, do t’i thërrasë ata.
Musmurati ka bërë të ditur se po planifikohet ndërtimi i shkollave në “Sofali”, “Mati 1” e “Lagjen Qëndresa”, ndërsa thotë se kanë bërë kërkesë te Ministria e Arsimit për ndërtimin e një shkolle në “Veternik”. Projekt pranë përfundimit për një shkollë të re, sipas saj, është edhe në “Kalabri”.
-
Komuna e Prishtinës synon ta dyfishojë numrin e shkollave me mësim tërëditor vitin e ardhshëm
-
Musmurati thotë se në Prishtinë ka ende nxënës pa libra
-
Musmurati: Prishtinës po i shtohen edhe pesë shkolla të reja
-
Musmurati: Në shumicën e shkollave në Prishtinë s’janë zëvendësuar orët e humbura
-
Musmurati: Ministria e Arsimit të reflektojë rreth mësimit gjatë të shtunave, s’ka rezultate në praktikë