Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musmurati: Prishtinës po i shtohen edhe pesë shkolla të reja

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kryeqytetit po i shtohen pesë shkolla të reja.

Ajo ka thënë se lagjet në të cilat po shtohen këto shkolla janë, Arbëria, Mati 1, Veterniku, Kalabria dhe në Qendër.

“Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit”, ka shkruar ajo.