Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati ka bërë prezantimin e Planit të Veprimit për Siguri në Shkollat e Prishtinës.
Sipas një komunikate për media dërgua, ky plan parashihet të arrijë koston buxhetore rreth 1.5 milionë euro në vit dhe do të implementohet nga Komuna e Prishtinës.
Përmes një prezantimi, Musmurati ka njoftuar që plani parasheh aktivitetet si vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla, rritja e numrit të psikologëve, zhvillimi i protokolleve për raportim të dhunës, rritja e sigurisë prej shkollës në shtëpi, inspektimet e lokaleve afër shkollave dhe aktivitete tjera.
“Plani i Sigurisë është hartuar në bashkëpunim me nxënësit, prindërit, shkollat, Policinë e Kosovës, organizata jo qeveritare e shumë akterë të tjerë”, thuhet në njoftim.
-
Nis vendosja e kamerave të sigurisë në shkollat e Prishtinës
-
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë
-
Kamerat e shtrenjta të komunës nuk monitorohen nga policia, shkak mungesa e objektit
-
Musmurati thotë se në Prishtinë ka ende nxënës pa libra
-
Plani i ri i veprimit i bën të gjitha shkollat e Prishtinës me kamera sigurie