Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kjo komunë pret reflektim më të madh nga Ministria e Arsimit rreth asaj se çfarë do të bëhet me të shtunat që është thënë se do të zëvendësohen, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur në praktikë.
E ftuar të hënën në emisionin “038” në KTV, Musmurati ka deklaruar se sa i përket pushimit dimëror, nuk ka ndonjë ndryshim prej asaj se ç’është paralajmëruar nga Ministria.
“Informatat i kemi po të njëjta sikurse të gjithë prindërit e Prishtinës, gjithçka po shkon sipas planit të Ministrisë që e kanë caktuar pushimin vjetor si më herët, nuk është se kemi ndonjë ndryshim të ri. Pres një reflektim më të madh nga Ministria e Arsimit rreth asaj se çfarë do të bëhet me të gjitha ato të shtuna që u tha se do të zëvendësohen e në praktikë nuk janë zëvendësuar fare, të paktën jo në komunën e Prishtinës. Gjendja e njëjtë është nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe Ministria e Arsimit do të duhej të reflektonte rreth asaj se si do të bëhet zëvendësimi”, ka thënë ajo.
Musmurati ka shtuar se komuna planifikon që nga viti i ardhshëm të fillojë puna në digjitalizim, pasi janë alokuar rreth gjysmë milion euro.
nuk kanë ende pajisje digjitale në çdo klasë që të fillojnë mësimin në mënyrë digjitale. Si Komunë e Prishtinës po theksoj se për vitin e ardhshëm i kemi alokuar diku rreth gjysmë milion euro për digjitalizimin e sistemit arsimor dhe kemi filluar të punojnë qysh këtë vit me pajisjet teknologjike të reja. Si komunë jemi mjaft të përgatitur që të fillojmë punën nga viti i ardhshëm në digjitalizim”, është shprehur ajo.
-
Musmurati: Në shumicën e shkollave në Prishtinë s’janë zëvendësuar orët e humbura
-
MASHTI: Vetëm në Prishtinë nuk është mbajtur mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen
-
Ministria e Arsimit ngec, komunat investojnë në platforma digjitale
-
Musmurati e PDK-së: Për dy vjet do t’i digjitalizojmë shkollat e Kosovës
-
Komuna e Prishtinës synon ta dyfishojë numrin e shkollave me mësim tërëditor vitin e ardhshëm