Drejtoresha e Drejtorisë së Parqeve, Fatime Hajdari, në emisionin 038 të KTV-së, ka thënë se Komuna e Prishtinës do ta luftojë ndotjen e ajrit përmes gjelbërimit të qytetit.
Ajo ka thënë se Komuna ka blerë dy fish më shumë drunj sesa qyteti i Shkupit, pikërisht për shkak të ajrit të ndotur, sidomos gjatë stinës së dimrit.
“Kemi blerë dy fish drunj më shumë sesa Shkupi duke e pasur parasysh ndotjen e ajrit në qytetin tonë. Do ta luftojmë këtë ndotje me gjelbërim. Nuk është e vetmja blerje që ka ndodhë. Drejtoria e Parqeve është kujdesur që të fillojë një fushatë që kërkon donacione nga të gjithë aktorët institucionalë, zyrat diplomatike, bizneset, qytetarët e të tjerë. Ne do të jemi bashkë me Hortikulturën që të mbjellim drunj”, ka theksuar Hajdari.
-
Eksperti alarmon për tharje të drunjve nga moskujdesi në Prishtinë
-
Hajdari: Tentojmë t’i kundërvihemi ndotjes së ajrit në Prishtinë përmes mbjelljes së fidanëve
-
Prishtinës sivjet do t’i shtohen 12 mijë drunj të gjatë e 1 milion lule sezonale
-
Në parqet e Prishtinës nis heqja e drunjve të vjetër
-
Në shesh vendosen pemë, në pjesë të tjera të kryeqytetit thahet gjelbërimi