Festat e fundvitit po ofrohen, derisa në gjithë vendin po mbretëron atmosferë.
Qytete, fshatra e sheshe janë ndriçuar e stolisur, në vigjilje të Krishtlindjes dhe vitit që po troket.
Por, si gjithmonë Komuna e Prishtinës tregohet e dashur dhe dorëlëshuar kur flitet për punonjësit e saj.
Madje, komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti do të ndajë edhe dhurata.
Në një njoftim për kontratë që pasqyrohet te Prokurimi, tregon rreth detajeve të kësaj kontrate, transmeton rtk.
“Furnizim me dhurata të vitit të ri për Komunën e Prishtinës”, përshkruhet lënda e kontratës.
Edhe
Ahmeti tregon mënyrën e funksionimit të buxhetit: Zgjedhjet vijnë e shkojnë, jeta duhet të vazhdojë
Sakaq, vlera e parashikuar e kontratës për 400 copë (dhurata), kap shifrën e 5 mijë eurove, që i bie secila dhuratë do të kushtojë 12 euro e gjysmë.
Afati i fundit për pranim të tenderëve apo aplikacioneve do të jetë deri më 17 të këtij muaji në orën 14:00.
-
Pavarësisht kontratës 12-milionëshe, për punë të ngjashme Komuna ndau edhe 1.2 milionë të tjera
-
Musliu tregon çka përfshihet tjetër në çmimin e biçikletave të blera nga Komuna e Prishtinës
-
Komuna e Prishtinës blen afro 3.000 euro një biçikletë
-
Komuna e Prishtinës vendos t’i shpërblejë nëpunësit me nga 500 euro artikuj ushqimorë për fundvit