Komuna e Mitrovicës ka ndarë 170 mijë euro për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Sipas njoftimit për media, ky vendim është marrë në një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal
“Falënderoj të gjithë qytetarët për respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe vendimin e Qeverisë për orarin e lëvizjes së lirë, por edhe Policinë e Kosovës dhe mjekët të cilët janë heronj tanë në luftimin e këtij virusi. Gjithashtu në këtë situatë u garantoj të gjithë qytetarëve mitrovicas se asnjë artikull ushqimor nuk do të mungoj në marketet e Mitrovicës, dhe se komuna është e gatshme tu dalë në ndihmë 24 orë në ditë, ku do të sigurojmë 1000 mijë pako me 14 artikuj të ndryshëm ushqimor, dhe rreth 25 mijë kg miell për t’iu ndihmuar sado pak familjeve në nevojë sociale”, ka thënë ndër të tjerash Bahtiri.
Me këtë rast, sipas njoftimit nga Komuna,lidhur me pikën për Propozim/Vendimin për rialokimin/ transferin e mjeteve financiare të komunës për parandalimin e epidemisë Covid-19, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, tha se mjetet financiare në vlerë prej 170 mijë euro janë siguruar nga kodi i investimeve, duke kaluar në kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me pandeminë e COVID-19.
-
Mitrovica ndan nga 50 euro për qytetarët e infektuar me COVID-19
-
Në Mitrovicë nis faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare për të infektuarit me koronavirus
-
Të infektuarit me koronavirus në pritje të parave nga komunat
-
Komuna e Prishtinës ka ndarë rreth 20 mijë euro për grupin e parë të të infektuarve me koronavirus
-
Rritet numri i komunave që ndajnë subvencione për të infektuarit me koronavirus