Dy ditë pas vërshimeve Komuna e Kaçanikut ka dalë me një raport të përafërt rreth dëmeve, shkaktuar nga moti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vlerësimet e para dalin me shifrën prej më shumë se gjysmë milioni euro, në parcela bujqësore, shtëpi banimi, vetura, hapësira publike etj.
Udhëheqësit e Komunës kanë akuzuar kompaninë “Bechtel Enka” me arsyetimin se zhavorri i punimeve në autostradë është bartur nëpërmjet përroit të Rakocit, ndërkaq kërkojnë kompensim të dëmeve. Gjithashtu Komuna ka kërkuar mbështetje edhe nga Qeveria e Kosovës derisa Komuna nuk ka ndonjë fond të veçantë për raste të tilla emergjente.
Besim Ilazi, kryetar i Kaçanikut, ka thënë se ka kërkuar një takim me udhëheqësit e kompanisë “Bechtel- Enka” dhe me përfaqësues nga Qeveria e Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje për kompensim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kaçanikasit e dëmtuar nga “Bechtel Enka” ende s’janë kompensuar
-
Kryetari i Kaçanikut përkrah qytetarët për të kërkuar përgjegjësi nga “Bechtel&Enka”
-
Banorët e dy fshatrave duan riparimin e rrugëve të dëmtuara
-
‘Bechtel - Enka’ i kërkon edhe 50 milionë euro për dy kyçje dhe një mbikalim në “Arbën Xhaferi”
-
Banorët e Doganajt kërkojnë asfaltimin e rrugës së dëmtuar nga “Bechtel Enka”