Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Doganajt kërkojnë asfaltimin e rrugës së dëmtuar nga “Bechtel Enka”

Kjo rrugë regjionale 5 kilometërshe, për 3 vjet është përdorur nga kompania “Bechtel Enka” për bartjen e materialit ndërtues të Autostradës Prishtinë – Shkup.

Banorët ankohen se rruga është prishur si pasojë e peshës së madhe të automjeteve të kësaj kompanie, raporton KTV.

Dhe, kështu për herë të dytë banorët e fshatit Doganaj kanë protestuar, duke kërkuar që “Bechtel Enka”, ta asfaltojë rrugën dhe jo t’i mbulojë vetëm gropat.

Në mënyrë që të bëhet një zgjidhje e shpejtë, këtu janë mbledhur më shumë se 100 nënshkrime, por zyrtarë të kompanisë “Bechtel Enka”, nuk e kanë marrë parasysh peticionin.

Kjo çështje është diskutuar edhe në Kuvendin Komunal të Kaçanikut.

Edhe Protestuesit e fshatrave të Kaçanikut para “Bechtel Enkas” paralajmërojnë bllokimin e rrugës Video Protestuesit e fshatrave të Kaçanikut para “Bechtel Enkas” paralajmërojnë bllokimin e rrugës

Në shenjë mbështetjeje për banorët, në protestë ka dalë edhe nënkryetari Ylber Bajra.

Sipas tij, Komuna këtu nuk mund të bëjë asnjë zgjidhje, pasi nuk është nënshkruese e kontratës me “Bechtel & Enkan”.

Nga rruga e prishur, banorët e fshatit Doganaj kanë protestuar deri te pika e kompanisë “Bechtel Enka”, por askush nga kjo kompani nuk i ka pritur ata.

Aty u mor vendim që të dielën të bllokohet rruga për qarkullim.

Zyrtarë të “Bechtel Enkas” nuk janë përgjigjur nëse do ta asfaltojnë ose jo këtë rrugë.

Edhe Doganaj kërkon nga “Bechtel-Enka” ndreqjen e rrugëve të dëmtuara Arbëri Doganaj kërkon nga “Bechtel-Enka” ndreqjen e rrugëve të dëmtuara

Por, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i ka thënë se KTV-së se në kontratë me “Bechtel-in” parashihet që kjo e fundit t’i asfaltojë të gjitha rrugët e prishura.

“Nëse asfaltimi nuk ndodh, kompania do të dënohet”, ka shtuar Kadriu.