Rreth 1600 nxënësve të shkollës “Thimi Mitko” të Gjilanit për çdo ditë po u rrezikohet jeta, meqë objekti i shkollës është shumë pranë rrugës kryesore të qytetit.
Drejtoria e shkollës ka kërkuar nga komuna që ta ndërtojë një nënkalim, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Sekretari i kësaj shkolle, Nazmi Kqiku, ka treguar ka pasur raste kur janë aksidentuar nxënësit, por edhe mësimdhënësit.
Arbër Ismaili, nënkryetar i komunës së Gjilanit, ka thënë se nënkalimi nuk mund të bëhet aty për shkak të hapësirës së pamjaftueshme.
Ndërkaq, përfaqësues të shkollës e cilësojnë me fat ditën e aksidentit tragjik me kamion në Gjilan, sepse asnjë nxënës i kësaj shkolle nuk pësoi.
Të gjithë nxënësit në atë kohë ishin në mësim.
-
As aksidenti nuk e bind Komunën e Gjilanit të ndërtojë nënkalim te shkolla “Thimi Mitko”
-
Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në Gjilan
-
Gjashtëmbëdhjetë fëmijë me aftësi të kufizuara të papërfshirë në shkollim
-
Banorët refuzojnë mbikalimin në Gjilan, duan nënkalim
-
Nxënës 13-vjeçarë demolojnë klasën në Gjilan, alarm për shtim të rasteve të dhunës