Autoritetet komunale të Gjilanit janë penguar nga banorët në vendosjen e mbikalimit për këmbësorë në rrugën “Nëna Terezë”, në afërsi të “Tunelit”.
Refuzimi i banorëve është bërë me arsyetimin se nuk janë konsultuar dhe se një model i tillë është i papërshtatshëm për lagjen.
Banorët kërkojnë nga Komuna ndërtimin e një nënkalimi në vendin ku vjet humbi jetën një 10-vjeçare, e goditur nga një automjet në lëvizje, shkruan sot Koha Ditore.
Ata insistojnë se ndërtimi i nënkalimit në atë segment rrugor do të ishte një zgjidhje e pranueshme, gjersa kritikojnë Komunën se nuk ka bërë një analizë për problemet e sigurisë të cilat lidhen me këtë rrugë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Pavarësisht aksidenteve, këmbësorët vazhdojnë të rrezikojnë në Veternik
-
Komuna e qytetarët akuzojnë Infrakosin për shpërfillje të projektit të hekurudhës
-
Komuna e Gjilanit tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një nënkalimi
-
Komuna e Gjilanit thotë se s’mund të ndërtohet nënkalim te “Thimi Mitko”, në rrezik 1600 nxënës
-
As aksidenti nuk e bind Komunën e Gjilanit të ndërtojë nënkalim te shkolla “Thimi Mitko”