8 nga 14 krerët e gjedheve të një fermeri në Komunën e Gjilanit janë infektuar me sëmundjen e brucelozës.
Sipas fermerit, i cili nuk ka dashur të identifikohet, më 20 prill, Agjencia e Veterinës u kishte bërë analizat gjedhëve të tij, ndërsa sipas rezultateve të nxjerra një ditë pas, ato dolën të infektuara me “brucelozë”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj, ai tha se inspektorët e Agjencisë së Veterinës e njoftuan se gjedhet e infektuara duhet të asgjësohen menjëherë, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes edhe te njerëzit.
Përkundër kësaj, edhe 8 ditë pas, gjedhet e tij vazhdojnë të qëndrojnë në ahurin e fermerit.
Kjo pasi Komuna e Gjilanit nuk ka tokë të caktuar për varrosjen e kafshëve.
E edhe përkundër gatishmërisë së fermerit për t’i varrosur kafshët e infektuara në tokën e tij, as për këtë nuk ka marrë autorizim nga komuna.
Në zyrën Rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës thonë se janë të gatshëm t’i varrosin kafshët, në momentin që komuna u gjen tokë.
Sipas koordinatorit të kësaj zyre, ekziston edhe mundësia e varrosjes së kafshëve në tokën e fermerit, por paraprakisht për këtë duhet një vërtetim.
Sabedin Kadriu shton se ai nuk ka marrë përgjigje në shkresat e drejtuara kryetarëve të tri komunave: Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, lidhur me çështjen e mungesës së hapësirave për varreza.
Bruceloza është sëmundje që përhapet nëse konsumohet qumështi dhe mishi i lopës së sëmurë.
Komuna e Gjilanit pa zgjidhje për asgjësimin e... by kohanet