Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Gjilanit heq tarifën për Bibliotekën e Qytetit për tre muajt e parë të vitit 2021

Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që në tre muajt e parë të vitit 2021, të lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët për qasje në Bibliotekën e Qytetit.

“Vendimin e ka marrë sot kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar situatës së krijuar nga pandemia”, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri më tash, sipas njoftimit, çmimet e rregullta vjetore të anëtarësisë ishin: 3 euro për sektorin e fëmijëve, 5 për të rriturit dhe për studentët.