Gjykata Supreme thuhet se e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të vendimit gjyqësor të Kompanisë së Sigurimeve "Kosova e Re".
Në njoftimin e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), thuhet se nga Gjykata e Apelit fillimisht është aprovuar ankesa e BQK-së për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.
“Sipas vlerësimit të kësaj Gjykate aktvendimi i goditur i Gjykatës së Apelit është i qartë, i kuptueshëm dhe i arsyetuar mjaftueshëm për të gjitha faktet vendimore që kanë rezultuar me marrjen e tij, duke u bazuar edhe në dispozitat ligjore të Ligjit për BQK, të cilat rregullojnë ndalimin e shqiptimit dhe ekzekutimit të ndonjë mase, para se të nxjerrët vendimi përfundimtar gjyqësor në çdo veprim ligjor të parashtruar para gjykatave të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Apeli ia kishte aprovuar ankesën BQK-së lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të likuidimit të kompanisë "Kosova e Re".
Në anën tjetër, Themelorja kishte pezulluar revokimin e licencës për kompaninë e sigurimeve "Kosova e Re".
-
Themelorja pezullon revokimin e licencës për “Kosova e Re”, BQK do t’i drejtohet Apelit
-
BQK-ja ia revokon licencën siguruesit “Kosova e Re”
-
Supremja mohon vonesat në trajtimin e ankesave për paraburgim
-
Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së, hapet rruga për certifikim të rezultateve
-
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mënyrë selektive nga ZRRE-ja