Kompania me të cilën kanë udhëtuar gjashtë shtetasit turq të deportuar nga Kosova ka gënjyer për qëllimin e fluturimit, ngase leja është kërkuar për fluturim komercial.
Kështu deklaroi para komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Gjonbalaj, drejtor në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), kur po raportonte raportin për vitin 2017.
Ministria e Infrastrukturës shkeli rregullat kur lejoi aterrimin e aeroplanit që mori gylenistët
Gjobalaj i cili u pyet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj për këtë çështje u përgjigj se MI është duke u marrë me rastin, dhe se mund të vendoset gjoba deri një milion euro për atë operator dhe të merren masa të tjera.
“Autoritetet kompetente me përpikëri janë duke vazhduar punën e vet deri në përfundimin e këtij rasti”, ka thënë Gjonbalaj.
-
Si e mori lejen avioni turk që dërgoi “gulenistët” nga Prishtina në Stamboll
-
Komisioni Hetimor i Kuvendit i çon në Prokurori shkeljet e konstatuara në dëbimin e 6 turqve
-
Lekaj: Avioni që barti gjashtë “gulenistët” për në Turqi mori leje biznesore
-
Krejt çfarë u tha në Komisionin hetimor për dëbimin e “gylenistëve”
-
Ministri Lekaj thotë se aeroplani që do të merrte gylenistët kishte leje fluturimi