Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj: Avioni që barti gjashtë “gulenistët” për në Turqi mori leje biznesore

Avioni, i cili ka bartur gjashtë shtetasit turq nga Kosova për në Turqi në mars të këtij viti, ka kërkuar leje vetëm për biznes privat, për transportim të vetëm një udhëtari.

Kështu ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën para Komisionit Hetimor parlamentar, i cili është formuar muaj më parë, për të hetuar rrethanat e ekstradimit të shtetasve turq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndryshe nga raportimet e tjera para komisionit, të cilat janë zhvilluar deri më tani me dyer të mbyllura, ky i Lekajt është mbajtur i hapur. Vetë ministri ka kërkuar që edhe mediat të jenë të pranishme.

Për deportimin e shtetasve turq nga Kosova, personalisht ka thënë se nuk e ka kontaktuar më herët asnjë departament dhe asnjë zyrtar shtetëror.

“Në Ministrinë e Infrastrukturës është kërkuar leja për fluturim, dhe sipas kërkesës së parashtruar, qëllimi i fluturimit ka qenë biznesor. Ministria ka lëshuar leje. Kompania ajrore ka kërkuar leje biznesi me vetëm një pasagjer”, ka thënë Lekaj.

Edhe ​Krejt çfarë u tha në Komisionin hetimor për dëbimin e “gylenistëve” Video ​Krejt çfarë u tha në Komisionin hetimor për dëbimin e “gylenistëve”

Deri më tani, ka thënë se nuk ka dëshmi se është bërë ndonjë shkelje nga ministria, që ai e drejton. Ndërkaq, sa i përket aspektit të sigurisë, ka thënë se nuk mban përgjegjësi dhe se dikasteri që ai drejton ka vepruar sipas kompetencave./Dardane Neziri

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)