Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Infrastrukturës shkeli rregullat kur lejoi aterrimin e aeroplanit që mori gylenistët

Nga kryeqyteti turk, Ankaraja, aeroplani i kompanisë ajrore, Birlesik Insaat ishte nisur në drejtim të kryeqytetin kosovar dhe në orën 7 e 15 të mëngjesit kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Ai kishte arritur 30 minuta më herët sesa ishte paraparë në agjendën e fluturimeve të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për ditën e 29 marsit, raporton KTV.

Misioni i tij i vetëm mendohet se ka qenë marrja e 6 shtetasve turq të arrestuar nga Polica e Kosovës dhe AKI-ja, në një aksion që sipas kryeministrit, Haradinaj nuk ka zgjatur më shumë se 2 orë.

Kthimi i tij prapa ishte paraparë të bëhet ne orën 10, por në fakt largimi i tij nga hapësira ajrore e Kosovës kishte ndodhur vetëm në orën 17 e 30 minuta.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë shumë detaje për fluturim misterioz që mendohet se me vete mori 6 turqit e arrestuar nga Policia e Kosovës.

Edhe Ministri Lekaj thotë se aeroplani që do të merrte gylenistët kishte leje fluturimi Arbëri Ministri Lekaj thotë se aeroplani që do të merrte gylenistët kishte leje fluturimi

Në një përgjigje elektronike, këshilltari i ministrit Pal Lekaj, Argjend Zenaj ka treguar se aeroplani i Birlesik Insaat kishte aplikuar për leje fluturimi jo te rregullt/charter 48 orë para fluturimit.

“Kompania ajrore Birlesik Insaat ka aplikuar për leje fluturimi jo të rregullt/charter më dt 27.03.2018, MI-ja i ka lëshuar leje fluturimi me dt 28.03.2018. Aeroplani ka ateruar në ANP Adem Jashari më dt. 29.03.2018 në orën 07:15 min, me kthim në orën 10:00, por është kërkuar shtyrje e kthimit për në orën 17:30 min. Dhe kjo është e tëra çfarë mund të themi ne si Ministri e infrastrukturës”, ka thënë Zenaj.

Në insistimin e KTV-së, për ta ditur se cila ka qenë arsyeja e aterimit në Kosovë të kësaj kompanie, pasi sipas rregullores për aprovimin fluturimeve charter dhe Taxi Jo-HPEA, kompanitë duhet të shpjegojnë arsyet e aterrimit, Zejna është përgjigjur shkurt, duke thënë se është çështje biznesi.

Ndryshe, kjo leje e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës është në kundërshtim me këtë rregullore.

Kjo, pasi aty përcaktohet se kompania duhet të aplikojë për leje operimi 78 orë para nisjes së fluturimit, e jo 48 orë siç ka ndodhur në rastin konkret.

Fluturim i Charter i Birlesik Insaat, nuk është regjistruar fare se ka kaluar në hapsirën ajrore të Kosovës.

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që Shteti i Turqisë ka kërkuar nga Kosova ekstradimin e pjesëtarëve të organizatë “Feto” që udhëhiqet nga Fetullah Guleni.

Në dhjetorin e kaluar Turqia kishte bërë kërkesën për ekstradim të shtetasit të saj Ugur Toksoy, por autoritetet e Kosovës kishin zhvilluar të gjitha procedurat ligjore.

Edhe Si e mori lejen avioni turk që dërgoi “gulenistët” nga Prishtina në Stamboll Arbëri Si e mori lejen avioni turk që dërgoi “gulenistët” nga Prishtina në Stamboll

Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi atë, pasi shteti i Turqisë nuk kishte ofruar prova për të mbështetur kërkesën për ekstradimin e tij, përkundër insistimit të Prokurorisë Speciale.

Tentim grusht-shteti i korrikut 2016 në Turqi, përveç që la mbi 200 viktima, ka rezultuar edhe me arrestimin e 55 mijë e 665 turqve, si të dyshuar lidhur me të.