Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komiteti Olimpik i Kosovës ngushëllon për Bajram Rexhepin

President i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka ngushëlluar familjen e Bajram Rexhepit, me rastin e ndarjes së tij nga jeta.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepi, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bajram Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut jo vetëm në politikë dhe shëndetësi, por edhe në sport.

Ai në vitet 2009-2012 ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, pas propozimit të bërë nga Federata e Shenjëtarisë e Kosovës. Si anëtar i BE të KOK-ut ai dha kontribut të çmuar në avancimin e sportit në Kosovë.

Duke e njohur edhe personalisht dhe duke pasur takime në kohën kur drejtonte ekzekutivin e vendit, z.Rexhepi, përfitoi zemrat e kolegëve, miqve dhe dashamirëve të shumtë, të cilët e përjetuan rëndë humbjen e tij dhe do ta përjetojnë përgjithmonë.

Ndaj, më lejoni që në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, kolegëve, komunitetit sportiv dhe gjithë atyre që e njohën, thuhet në telegramin ngushëllues të KOK-ut.