Komisioni për integrime evropiane ka miratuar sot dy amendamente të dy marrëveshjeve me Bashkimin Evropian (BE). Komisioni, në mbledhjen e mbajtur të enjten, u dha dritën e gjelbër për në seancë plenare Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit ''nr.2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë'' si dhe Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit ''nr.3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018''.
Miratimi i amendamenteve të këtyre marrëveshjeve është bërë me qëllim të shtyrjes së afatit për zbatimin e marrëveshjes për të siguruar kryerjen e suksesshme të projekteve të kontraktuara nga Bashkimi Evropian, që janë ballafaquar me vonesa gjatë fazës së implementimit të tyre.
Krahas kësaj, Komisioni diskutoi edhe për planin e punës gjatë këtij mandati, për çka kryetarja, Hykmete Bajrami, tha se do të ketë një vendimmarrje më së largu javën e ardhshme.
“Duhet ta caktojmë një ditë pune ku i caktojmë afatet për shqyrtimet e projektligjeve dhe obligimeve që i kemi si Komision për Integrime Evropiane”, shtoi ajo./KP
-
Kosova përfiton mbi 200 mln €, por rrezikon të humbë gati aq deri në fund të vitit
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare, katër që u propozuan nga VV-ja jo
-
Kryesia cakton seancë për të enjten
-
S’ka pagesa nga Plani i Rritjes i BE-së pa ratifikim të marrëveshjes në Kuvend