Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore ka shqyrtuar planin e punës dhe kërkesat për buxhet.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abeladard Tahiri, ka thënë se është që të mos krijohen grupe punuese, por barrën ta kenë deputetët.
“Në të kaluarën jo pak herë kemi parë që këto grupe këshilldhënëse kanë krijuar situata ku e kanë zvarritur procesin. Si propozim kam emërimin e këshilltarëve që barrën ta kemi ne si deputetë dhe të mos krijojmë grupe tjera punuese. Besoj se mund ta përmbyllim për 6 muaj meqë nuk do të kemi ndryshime kushtetuese. Do të jemi të limituar sa i përket ndryshimeve që do t’i bëjmë”, ka thënë Tahiri
Ai ka thënë se është bërë planifikim që Komisioni ta përfundojë angazhimin deri më 31 janar.
Ndërsa Adnan Rrustemi i Lëvizjez Vetëvendosje ka thënë se është dakorduar që Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore të veprojë si trupë konsensuale.
“Ky komision e ka mandatin e definuar për përforcimin e procesit zgjedhor. Jam dakord që si komision ta bartim barrën e punës për trajtimin e ligjit për zgjedhje të përgjithshme. Ligji për zgjedhjet lokale kërkon procedurë tjetër të ndryshimit. Megjithatë e kemi mundësinë që aspektet organizative t’i adresojmë nëpërmjet ligjit për zgjedhje të përgjithshme. Jemi dakorduar që ky komision të veprojë si trupë konsensuale”, tha Rrustemi.
E Avdullah Hoti i LDK-së, ka thënë se është dakord që të mos kenë nevojë për një trupë këshilldhënëse.
“Edhe unë jam dakord ne jemi përfaqësues të partive politike dhe nuk kemi nevojë edhe për një trupë këshilldhënëse për përfaqësim të partive”, tha Hoti.