Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, pritet të vizitojë Kosovën javën që vjen. Një mundësi e tillë është përmendur nga burimet evropiane në Bruksel, ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht. KOHA mëson se kjo vizitë mund të realizohet të premten, më 15 maj.
Nëse realizohet, vizita e komisioneres Kos do të jetë hera e parë që ajo viziton Kosovën pas saktësisht një viti e gjysmë prej kur ka nisur mandatin si komisionere për zgjerim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova, pos që është vendi i vetëm i përfshirë në procesin e zgjerimit e që nuk ka statusin e kandidatit, është i vetmi shtet të cilin Marta Kos akoma nuk e ka vizituar. Disa herë, si arsyetime për këtë nga Komisioni Evropian, ishin përmendur zhvillimet politike në Kosovë dhe fakti se Kosova ka qenë në proces zgjedhor ose nuk ka pasur institucione me mandat të plotë.
Por duket se tash në Komisionin Evropian kanë vlerësuar se “momenti më i përshtatshëm” nuk mund të pritet, pasi Kosova prapë shkon në zgjedhje dhe askush nuk mund ta dijë se si do të zhvillohet situata politike pas tyre.
Kos pritet të përcjellë edhe vërejtjen se Kosova po rrezikon të humbë një sasi të konsiderueshme të mjeteve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor në fund të muajit qershor, kur skadon afati. Këtë ajo e kishte përmendur në një letër që ua kishte dërguar të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë përfituese të mjeteve nga ky plan.