Në Beograd sot ka qëndruar komandanti suprem i forcave të NATO-s dhe komandanti i Forcave të Armatosura të SHBA-së në Europë, gjenerali Curtis M. Scaparrotti, transmeton Koha.net.
Ai, siç njoftojnë medie të Beogradit, është takuar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij ia ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e këtij vendi me NATO-n duke respektuar neutralitetin ushtarak, transmeton Koha.net
Vuçiq, siç përcjell FoNet, ka theksuar se KFOR me udhëheqje të NATO-s , ka rolin kryesor në mbrojtjen e serbëve të Kosovës si dhe në stabilitetin e rajonit.
Scaparrotti ka thënë se KFOR edhe më tej me përgjegjësi do të përmbushë detyrimet e veta në Kosovë.
Me Saparrottin është takuar edhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq i cili ka thënë se KFOR ka shumë rëndësi edhe për implementimin e marrëveshjeve të Brukselit Serbi - Kosovë.
-
Komandanti i KFOR-it i flet për ruajtjen e stabilitetit në rajon shefit të Ushtrisë serbe
-
KFOR: Bashkëpunimi NATO-BE kyç për sigurinë në Kosovë
-
Thaçi në takim me komandantin e NATO-s
-
Komandanti i NATO-s për Evropë viziton Kosovën
-
Komandanti i NATO-s i shqetësuar nëse FSK-së shndërrohet në Ushtri pa ndryshime kushtetuese