KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë nevoja, ka porositur komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti, transmeton KTV.
Ai ka qëndruar gjatë së mërkurës në Beograd dhe ka biseduar me kreun ushtarak serb, e në një intervistë për agjencinë Tanjug ka thënë se NATO është e shqetësuar për propozimet që Forcat e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ushtrinë e Kosovës pa ndryshime kushtetuese.
Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe komandant suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis M. Scaparrotti është paralajmëruar se nesër do të vizitojë Ministrinë e Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Scaparrotti: Ushtria me ndryshime kushtetuese
-
Paralajmërimi i shefit të NATO-s për FSK-në, nuk shihet me shqetësim
-
Shefi i NATO-s në Serbi thotë se çështja e Ushtrisë së Kosovës do të diskutohet në Aleancë
-
NATO e bën të qartë, Ushtria e Kosovës mund të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese
-
NATO-ja e do FSK-në ushtri, pas ndryshimeve kushtetuese