Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Salvatore Cuoci, ka thënë se Kosova e ka të drejtën të zgjidh çështjen për transformimin e FSK-së në ushtri.
Sipas tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jons Stoltenberg e ka bërë të qartë se transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, shkruan rtv21.
“Transformimi është diçka që duhet të bëhet nga ju, nga institucionet e juaja dhe nuk është diçka që duhet të imponohet. Ju e keni të drejtën të zgjidhni dhe pozita e NATO-s, ju e dini është shumë e qartë. Stoltenberg ka thënë shumë qartë që transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kur të bëhet kjo, atëherë pozita e KFOR-it do të ndryshojë dhe me siguri do të duhet të definohet edhe pozita e në pajtueshmëri me situatën”, tha Cuoci.
-
Stoltenberg: Transformi i i FSK-së është çështje e Kosovës, por vendimi s’u mor në kohën e duhur
-
A i luhati raportet e Kosovës me NATO-n, formimi i Ushtrisë
-
NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë
-
A do ta ketë Kosova Ushtrinë pa ndryshime kushtetuese
-
Reagon NATO: Ushtria e Kosovës vetëm me ndryshime kushtetuese