Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka takuar të martën ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, me të cilët ka siguruar për sigurinë në vend.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i në Facebook, thuhet se komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ketë përkushtim të palëkundur për stabilitetin rajonal.
“Komandanti i misionit KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, ambasadorin Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde, ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësambasadori italian, Ugo Ferrero dhe shefja e seksionit politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, Tuuli Parnsalu, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Takimi ofroi mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë
-
Siguria në Kosovë, temë mes komandantit të KFOR-it dhe shefave të misioneve perëndimore
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit