Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komandanti i KFOR-it diskuton situatën e sigurisë në Kosovë me gjeneralin serb

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka vizituar të enjten shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i në platformën X, thuhet se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.

Më tej është bërë e ditur se komandanti i KFOR-it ka ripohuar se ky mision mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, gjë që e konsideron çelës për stabilitetin rajonal.

“Komandanti Ulutash ripohoi se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij të OKB-së - bazuar në Rezolutën 1244 të KS të vitit 1999 - për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ky është çelësi për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.