Organizata joqeveritare “KOHA” nga Klina, ka publikuar raportin për monitorimin e Komunës së Klinës “Komuna nën Monitorim”, në kuadër të projektit “Qytetarë aktivë dhe të informuar përmes Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë raport, siç ka njoftuar kjo OJQ përmes një komunikate, janë të përfshira gjetjet në qeverisjen e kaluar, 2013-2017, nën qeverisjen e Sokol Bashota, e po ashtu edhe fillimin e qeverisjes së udhëhequr nga kryetari i ri i Klinës, Zenun Elezaj.
Ndër gjetjet në qeverisjen e kaluar, sipas kësaj OJQ-je, është edhe moskoordinimi ndërmjet Ekzekutivit dhe Legjislativit.
“Si pasojë e kësaj, në disa raste dokumentacioni është vonuar ose pranuar gjatë seancës, e cila rrjedhimisht ka rezultuar me vendime pa analizën e duhur nga ana e këshilltarëve komunalë”, thuhet në këtë komunikatë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Punëtorët e administratës së Klinës në rënie të lirë”, Bashota i PDK-së me akuza për kryetarin Elezaj
-
Auditori me 16 rekomandime për qeverisjen e Klinës
-
Raporti i Progresit identifikon ndikime politike në administratën lokale
-
Administrata s’lejon qasjen në dokumentet zyrtare në Klinë
-
Monitoruesit konstatojnë vonesën e Kuvendit të Klinës në funksionalizimin e komiteteve