Ndikimi politik mbi administratën lokale, mungesa e zbatimit të ligjit në disa sfera, mbikëqyrja e dobët nga ana e kuvendeve komunale, si dhe përfaqësimi i dobët i grave në pozitat vendimmarrëse, janë vetëm disa nga vërejtjet që i janë adresuar qeverisjes së nivelit lokal në Raportin e Fundit të Progresit për Kosovën, i cili është publikuar rishtazi, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë Raport thuhet se derisa komunave u janë dhënë kompetenca më të gjera, resurset e tyre njerëzore dhe financiare shpesh kanë qenë të pamjaftueshme.
“Kapacitetet e kufizuara dhe vështirësitë në zbatimin e ligjit, rregullimeve, politikave dhe procedurave e cenojnë cilësinë e kryerjes së shërbimeve komunale. Ndikimi i tepërt politik mbi administratën lokale, bashkë me mbikëqyrjen e dobët të asambleve komunale dhe kompetencat buxhetore, kanë impakt negativ në qeverisjen lokale”, thekson raporti....(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
BE-ja kritike për diskursin “shumë të polarizuar” të politikanëve
-
Politikat energjetike, vërejtjet në Raportin e Progresit – sonte në Konfront
-
IKD: Raporti i KE-së konfirmon gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit dhe dështimin për t’i avancuar reformat
-
Palokaj për Raportin e Progresit: Asgjë befasuese për Kosovën
-
Raporti i Progresit: Pak progres dhe ngecje në shumë fusha – urgjentisht kërkohet përmirësim në investime publike