Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Mimi Kodheli, bëri sot për mediat shqiptare një deklaratë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviq, njërit prej udhëheqësve politikë më në zë të serbeve të Kosovës.
Kodheli e konsideroi këtë vrasje si një ngjarje “të paralajmëruar për fat të keq disa herë më parë nga vete z. Ivanoviq, si një akt kriminal të kryer me qëllime politike dashakeqe nga ato forca të cilat duan te shkatërrojnë stabilitetin dhe nxisin tensionin e urrejtjen në vend”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë deklaratën e saj, Kodheli i ftoi autoritetet kosovare të hedhin dritë sa më shpejtë që të jetë e mundur mbi këtë ngjarje që, pavarësisht se e rëndë, “nuk duhet të ndikojë as bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës dhe as rrugëtimin paqësor të vendeve të rajonit drejt Evropës”, raporton Koha.net.
Kodheli u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe atyre serbe të dalin mbi këtë ngjarje, të cilën e konsideroi si një arsye më tepër për vazhdimin dhe thellimin e dialogut për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit.