Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vrasja e Oliver Ivanoviqit tensionon situatën

Foto: Ilustrim

Është vrarë Oliver Ivanoviq, një nga liderët politikë të serbëve të Kosovës, së fundi i gjykuar si i dyshuar për krime kundër civilëve shqiptarë, por gjerësisht i njohur viteve të fundit si një nga kundërshtarët e Qeverisë së Serbisë të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiqi, shkruan sot Koha Ditore.

Ivanoviqi, që konsiderohet të ketë qenë ndër politikanët lokalë më të përkrahur nga serbët e Kosovës që nga fundi i luftës, është qëlluar për vdekje nga sulmues të panjohur, në prag të selisë së partisë së tij, Iniciativës Qytetare SDP, në Mitrovicën veriore.

Vrasja e Ivanoviqit ka thelluar krizën e raporteve Kosovë-Serbi. Delegacioni serb në bisedimet në Bruksel ka ndërprerë dialogun, që do të duhej të riniste ditën e martë pas gati një vit bllokimi. Në anën tjetër, politikanët kosovarë kanë premtuar zbardhje të vrasjes së Ivanoviqit dhe kanë kërkuar nga Serbia që këtë rast të mos e politizojë.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm