Presidenti Ilir Meta deklaroi se vrasja e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq duhet zbardhur sa më parë jo vetëm për të ndëshkuar autorët, por edhe për të paralizuar çdo skenar destablizues.
"Vrasja barbare dy ditë më parë e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, është një atentat ndaj paqes, stabilitet dhe bashkëjetesës në Kosovë dhe në rajon. Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është emergjente jo vetëm për ndëshkimin e autorëve, por edhe për të paralizuar çdo skenar destabilizues. Dialogu Prishtinë-Beograd është jetik jo vetëm për këto dy vende por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Deklaratat e Metës u bënë gjatë një takimi me ambasadorë në kuadër të vitit të Skënderbeut.
-
Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit: Ky krim vrau edhe pluralizmin politik te serbët
-
Thaçi: E vërteta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do t’i dhembë dikujt
-
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë vrasjen e Ivanoviqit
-
Stoltenberg dënon vrasjen e Ivanoviqit, thërret për qetësi
-
Kodheli: Vrasja e Ivanoviqit, një arsye më tepër për të vazhduar dialogu Kosovë – Serbi