Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të hënën kanë diskutuar për vrasjen e politikanit serb në Veri të Mitrovicës, të dyshuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve, Oliver Ivanoviq.
Ata kanë kërkuar për hetim të shpejtë dhe vazhdim të dialogut mes dy palëve, ka thënë ministrja kroate e Punëve të Jashtme, Marija Pejçinoviq, në Bruksel, raporton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.
“U përmend çështja e Kosovës dhe vrasja që ndodhi. Konkluzioni është një thirrje për kryerje të shpejtë të hetimeve, për rikthim të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe që të sigurohet, sa më shumë që të jetë e mundur, që gjëra të tilla të mos ndodhin kurrë më, sepse paraqesin një precedent të rrezikshëm”, tha ajo, transmeton Koha.net.
Politikani serb, kryetar i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, u vra të martën e javës së kaluar para zyrës së tij në veri të Mitrovicës. Ende nuk dihen dorasit e as motivet prapa kësaj vrasjeje.
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Palokaj: Zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dominuan takimin e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi