Avokati i njohur, Arianit Koci, në 14 vjetorin e vrasjes së dy të rinjve serbë derisa po laheshin në Lumbardh, Gorazhdec të Pejës, ka thënë se shteti i Kosovës duhet t’i gjejë vrasësit e tyre.
Sipas Kocit, është obligim dhe interes shtetëror që të kërkojmë drejtësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre.
“Vrasësit e tyre duhet të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë”, ka thënë Koci në një postim në Facebook.
“Mos të harrojmë, insistimi i ynë për zbulimin e vrasjes së çdo qytetari kosovar, e forcon shtetin tonë, dhe në të njëjtën kohë hap rrugë që të gjitha krimet e kryera nga pushteti gjenocidal milloshevoqian, të zbulohen dhe të ndëshkohen. Kjo thirrje për drejtësi në Gorazhdec përfshinë nevojën e zbardhjes së çdo krimi që ka ndodhur para, gjatë dhe pasluftës”, ka thënë më tutje avokati.
Ai thotë se vetëm duke kërkuar drejtësi për të gjithë, “i respektojmë ashtu siç e meritojnë heronjtë tanë të luftës: Adem e Hamëz Jasharin, vëllezërit Haradinaj, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin dhe shumë të tjerë”.
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
Haxhiu në përvjetorin e masakrave në fshatrat e Pejës: Drejtësia është detyrim
-
Koci ngre dyshime për keqtrajtim të Lozhanit në Serbi, kërkon monitorim ndërkombëtar
-
Koci: Shteti t’u ndihmojë të arrestuarve në Serbi nga i njëjti fond si ata në Hagë
-
Ish-luftëtari i UÇK-së: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë