Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e tërheq opozitën për hunde.
Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Koci ka thënë se opozita ka rënë në grackë me mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Parlamentit, e edhe të Glauk Konjufcës për kryeministër.
“Opozita jonë tash e nëntë muaj është konfuze. Praktikisht është e tërhequr për hunde nga ana e z.Kurti. Ashtu siç e tërheq z.Kurti, ata veprojnë. Emri i znj.Haxhiu grackë ishte. Çka fitoi opozita që u zgjodh z.Basha? Cili është dallimi mes z.Basha dhe znj.Haxhiu? Nuk ishte në favorin e opozitës të mos votohej qeveria e pakicës, ishte në favorin e opozitës ta votonin z.Konjufca dhe zgjedhjet të mbaheshin në mars, nuk e votuan sërish ranë në grackë”, është shprehur ai.
(Mos)certifikimi i Listës Serbe, pasojat
(Mos)certifikimi i Listës Serbe, pasojat | LIVE në Konfront-
Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Koci: Deklarata e Kurtit për zgjedhje s’është shantazh, por sinjal për të gjithë - përfshirë Osmanin
-
Kurti: Opozita e ka në dorë - qeveri “Kurti 2.5” e zgjedhje në dhjetor, ose “Konjufca 1” e zgjedhje në prill
-
Kurti insiston në votimin e fshehtë: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër
-
Kurti: Opozita po ma zgjat mandatin në Qeveri, për këtë s’kemi marrëveshje