Politologu Melazim Koci ka vlerësuar se përfshirja e Kosovës në “Bordin e Paqes” përbën një zhvillim të rëndësishëm politik dhe diplomatik për vendin, duke theksuar se kjo ftesë dërgon mesazhe të qarta për pozitën e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç thotë Koci, udhëheqësit aktualë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, nuk ka ndonjë meritë për këtë ftesë.
Sipas tij, ky Bord nuk është nismë personale e presidentit Donald Trump, por një ide e qarqeve të djathta që synojnë një riradhitje të rendit global. Ai nuk e përjashton mundësinë që, nëse ky mekanizëm arrin të zgjidhë disa konflikte ndërkombëtare dhe të prodhojë rezultate konkrete, të sfidojë seriozisht rolin e Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kemi një organizatë botërore që prodhon rezoluta e letra, por jo gjithmonë veprime konkrete. Nëse ky Bord arrin ta rindërtojë Gazën apo të ndalë konflikte të tjera, atëherë shtrohet pyetja: cili mbetet funksioni i OKB-së?”, ka thënë Koci në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai thekson se Bordi pritet të ketë fuqi ekonomike, ushtarake dhe politike, duke u udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas tij mbetet superfuqia kryesore globale. Nëse brenda 5–10 vjetëve arrin të zgjidhë disa konflikte, sipas Kocit, roli i tij në arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë mund të rritet ndjeshëm.
Duke folur për Kosovën, Koci ka nënvizuar se ftesa për pjesëmarrje është një privilegj, sidomos duke pasur parasysh se disa vende të rajonit nuk kanë marrë ftesë. Sipas tij, kjo tregon se SHBA-ja e konsideron Kosovën shtet funksional dhe aleat strategjik. Ai ka thënë se nëse Bordi do të ketë sukses, përfiton Kosova.
“Ne kemi qenë konsumues të sigurisë, tani kemi mundësinë të ofrojmë siguri, qoftë edhe në mënyrë simbolike. Ky është hap pozitiv për Kosovën”, ka deklaruar ai.
Koci shton se ftesa nuk është meritë personale e udhëheqësve aktualë, por vendim i SHBA-së për shtetin e Kosovës. Megjithatë, ai vlerëson se presidentja Osmani e ka përfaqësuar denjësisht vendin në këtë nivel të lartë ndërkombëtar.
Sipas tij, pavarësisht debateve që mund të ekzistojnë rreth rolit dhe qëllimeve të këtij Bordi, për Kosovën pranimi i ftesës përbën arritje diplomatike dhe sinjal të qartë për përfshirje më të shpejtë në mekanizmat ndërkombëtarë.
Kosova është pajtuar të dërgojë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza si pjesë e nismës së Bordit të Paqes.