Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren, të premten, ka reaguar ndaj paraqitjeve të këshilltarëve të caktuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në seancat e Kuvendit të Komunës, të drejtuara kundër drejtorëve të Ekzekutivit që vijnë nga radhët e Nismës, shkruan sot Koha Ditore.
Ky subjekt i ka quajtur shpifje deklarimet e disa këshilltarëve të LDK-së e LVV-së, duke kërkuar në të njëjtën kohë sjellje me përgjegjësi nga anëtarët e KK-së, bazuar në pozitën e tyre institucionale.
LVV-ja, LDK-ja e Nisma janë pjesë e koalicionit qeverisës në Komunën e Prizrenit bashkë me partitë e komuniteteve joshumicë. (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm
-
Nisma: Në Prizren, kaos qeverisës
-
LDK-ja e Prizrenit përtërin akuzat ndaj Nismës për punësimet mbi baza partiake
-
LDK-ja në Prizren thotë se individë në emër të Nismës ua uzurpuan zyrën
-
Nisma në Prizren fton qytetarët t’i bashkohen për të ndaluar degradimin e qytetit
-
LDK-ja kërkon balancim të pushtetit në Prizren