Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “Koalicioni "Lëvizja VETËVENDOSJE!".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Pos këtij koalicioni, paraprakisht ishin zyrtarizuar dy koalicione të tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).\
Ndërkaq, si parti janë regjistruar deri tash:
4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
6. Kosovaki Nevi Romani Partia;
7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
13. SRPSKA LISTA;
14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
15. FJALA;
16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA - NDS;
17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).
Ende nuk janë regjistruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e as Nisma Socialdemokrate.
Për t’i dorëzuar listat e kandidatëve, partitë kanë afat deri më 7 dhjetor.