Një takim për të diskutuar situatën aktuale politike në vend gjatë së hënës e kanë zhvilluar deputetët e koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
Ky koalicion ende nuk ka vendosur nëse do të votojë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit, por një qëndrim rreth kandidatit për kryeministër nga ky koalicion është marrë gjatë këtij takimi, raporton KTV.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Avdullah Hoti, ka deklaruar se asnjë deputet i tyre, nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ndër të tjera, tha se janë bashkuar kundër koalicionit PAN.
Nënkryetari i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se ky ka qenë takim i rregullt ku kanë diskutuar për të gjitha situatat.
Edhe
AAK-ja do të kërkojë konsultë para seancës
Edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur kundër çdo bashkëpunimi me koalicionin PAN.
Ky është takimi i parë mes deputetëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga KQZ-ja.