Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas 3 vjetësh, ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës 0-5 vjeçare.
SHSKUK njofton se në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.
“Menaxhmenti i SHSKUK-së është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar. Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Klinika e Pediatrisë pajiset me aparat të hemodializës nga një donator anonim
-
Mungesa e ujit rrezikon shërbimin e dializës në QMF-në në Kodrën e Trimave
-
Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri
-
QKUK-ja nis zëvendësimin e shtretërve në Pediatri
-
SHSKUK-ja listoi si të reja shërbime që ekzistojnë prej vitesh