Komuna e Klinës ka përkujtuar ish-mësimdhënësin dhe ish-kryetarin e komunës, Ismet Raci, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më rastin e ditës së mësuesit, 7 marsin, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari, Besim Hoti, kryesuesi i kuvendit, Fadil Gashi dhe përfaqësues të institucioneve arsimore dhe qytetarë bënë homazhe dhe u vendosen buqeta me lule te busti i të ndjerit.
“Ismet Raci, ishte kryetari i parë i Komunës së Klinës dhe mësimdhënës për shumë vite. Ai ishte atdhetar që u sakrifikua në rrugën e lirisë e demokracisë, ia kushtoi një jetë të tërë edukimit dhe arsimimit”, thuhet në komunikatë.