Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama i ndan 75 mirënjohje për mësimdhënësit para pensionimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje për 75 mësimdhënës që do të pensionohen në fund të vitit 2023.

Në Ditën e Mësuesit, Rama tha se mësimdhënësit meritojnë shumë për shkak të përkushtimit të palodhshëm, derisa tha se të qenit mësues nuk është vetëm profesion, por mënyrë jetese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju mësimdhënës meritoni shumë për përkushtimin tuaj e palodhshëm. Me qenë mësues nuk është vetëm profesion, por mënyrë jetese, pasi ju në çdo moment jeni në gatishmëri të nxënësve. Ndikimi i mësimdhënësve shkon gjithmonë përtej klasës. Të vlerësojmë edhe kontributin e punonjësve të tjerë, të administratës e teknikë”, deklaroi ai.

Sipas kreut të Prishtinës, mësimdhënësit ishin mobilizuar me punë në vitet e 90-ta, e nuk kanë ngurruar të punonin pa paga.

“Prandaj këtë vit kur ju shënoni pensionimin tuaj, dëshirojë të iu falënderoj që ia kushtuat tërë jetën arsimit, e na frymëzuar të jemi modeli më i mirë i vetes”, shtoi ai.