Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kurrë nuk i kishte mbërritur një ftesë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për të qenë dëshmitar në gjykimin kundër katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu së paku ka deklaruar Veseli në Rubikon, derisa është shprehur se do të dëshmojë në seancën e ardhshme, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes telefonit, i ka thënë KTV-së se asnjëherë nuk ka pranuar ftesë e në momentin që e pranon një të tillë, do t’i përgjigjet.
Por, pak orë më vonë, në Interaktiv, në të kundërtën, ka insistuar deputetja Albulena Haxhiu, që është një prej të akuzuarave në këtë proces gjyqësor.
Deri më tash, në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar deputetët Blerta Deliu, Flora Brovina, Naser Osmani, Bekim Haxhiu, ish-deputeti Nuredin Ibishi, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, dhe dy punëtore të administratës së kuvendit.
Mbetet të shihet nëse në seancën e caktuar për datën 20 dhjetor, do t’u shkojnë ftesat si kryetarit Veseli, ashtu edhe deputetit Zemaj, që janë dy dëshmitarët e fundit të propozuar nga prokuroria.