Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i përforcohet edhe me 130 trupa nga Rumania

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është përforcuar edhe me 130 trupa shtesë nga Rumania të cilët kanë mbërritur në Kosovë gjatë së premtes.

Trupat rumunë i bashkohen 200 trupave nga Britania e Madhe që erdhën në fillim të këtij muaji.

“Më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania kanë mbërritur në Kosovë për të përforcuar më tej misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, në krye të 200 ushtarëve të Britanisë së Madhe të dislokuar në fillim të tetorit”, thuhet në njoftimin e NATO-s të shtunën. 

Sipas njoftimit, trupat e dislokuar së fundmi do t’i sigurojnë KFOR-it forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së.

NATO vendosi të shtojë trupa shtesë në Kosovë pas parandalimit të sulmit masiv nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Situata është vlerësuar e brishtë në veri që pas incidentit ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Edhe KFOR-i njofton për ardhjen e ushtarëve britanikë e rumunë, do ta shtojë praninë në kufirin me Serbinë Arbëri KFOR-i njofton për ardhjen e ushtarëve britanikë e rumunë, do ta shtojë praninë në kufirin me Serbinë

Gjermania gjithashtu ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë vitin e ardhshëm. Përveç trupave, te KFOR-i është dërguar edhe armatim më i rëndë.